Konjufca: Kur jemi afër njëri-tjetrit, lehtë mbrojmë interesat e kombit

27 nëntor 2022 | 11:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet në Tiranë mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, ka thënë se sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojnë interesat e kombit.

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër. 28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë. 28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës. Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin e gjuhën shqipe. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë. Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra-tjetrës, Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë. Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhjen e dy Kuvendeve asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, për…