Konjufca: Kushtetuta ka mision ruajtjen e vlerave demokratike

09 prill 2021 | 11:04

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës.

Ai ka thënë se Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë.

“Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë. Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm.  Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi. Prandaj sot, në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë.  Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, është thënë në urimin kryeparlamentarit Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh herë keni kërkuar lëngun i cili do ta mbante…