Konjufca: Kuvendi po anulon seancën e jashtëzakonshme të opozitës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që të mos mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.
Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka bërë shkelje të rregullores, pasi deputetët kanë të drejtë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime.
“40 deputetë të Kuvendit kanë votuar. Këto gjëra nuk hidhen në votim. Presidenti ka të drejtë të thërras seancë, kryeministri dhe 40 deputetë. Njëra prej tyre është 40 nënshkrime, të gjithë deputetët rrinë prapa nënshkrimeve të tyre”.
“E sapo u votua nga Kadri Veseli a të pranohet apo mos të pranohet. Për këto na nevojitet një konsultim shtesë me LDK-në. Sapo morëm vendim që në mënyrë jodemokratike është votuar që të mos mbahet një seancë e opozitës”, ka thënë Konjufca.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të mbledhim nënshkrime sërish për këtë seancë.