Konjufca: LV-në dhe PDK-në i çoi në opozitë Hoti e jo Zoti
17 dhjetor 2020
| 08:46
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se LV-në dhe PDK-në i ka çuar në opozitë Hoti e jo Zoti.
Kjo shprehje u përdor nga Konjuca kur gjatë debatit u diskutua lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe LV-së për shkak se të dyja gjenden në opozitë dhe kështu i ka çuar Zoti.
Konjufca tha se “në opozitë me PDK-në na ka çuar Hoti e jo Zoti”.
Më tutje, Konjufca tha se PDK-ja nuk ka qasje korrekte ndaj LV-së.
“PDK-ja po vepron si partia më e pakorruptuara në Kosovë paslufte, dhe po sillet sikur LV-ja duhet të shkojë ta lusë për disa numra. Kjo qasje nuk është korrekte”, shtoi Konjufca.