Konjufca: Mazhoranca me PDK-në janë në kufi të numrave për shpërndarjen e Kuvendit, duhet unifikim
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se shanset për shpërndarjen e Kuvendit ditëve të findit janë zvogëluar.
Sipas tij, nëse do të tentonin shpërndarjen e Kuvendit, vetëm Vetëvendosje me PDK-në, do të ishin në kufi të numrit të nevojshëm, e që është 80-shi.
Prandaj sipas tij, duhet unifikim edhe i opozitës në këtë proces, në mënyrë që shpërndarja të mos dështoj.
“Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë ka shpreh gatishmëri dhe për këtë arsye subjekti më i madh opozitar qe është PDK është pajtuar, pra ka pasur një pajtueshmëri mes mazhornacës dhe opozitës por të gjithë e kemi kuptuar qe kjo nuk duhet të jetë marrëveshje vetëm mes dy grupeve, por më e gjerë dhe sa e di unë oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, por ata (opozita) kanë propozuar një mënyrë tjetër, e unë sa e kam kuptuar këtë është që atyre iu duhet me shumë kohë dhe mendoj qe nuk duhet të paragjykohen subjektet qe kërkojnë me shume kohë për zgjedhje se kjo është e drejtë elementare njerëzore. Por nëse nuk arrihet konsensusi i subjekteve qe jemi dukshëm mbi 80 sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, dhe vetëm mazhoranca me PDK-në do ishin në kufi të këtyre numrave, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë. Unë mendoj qe këto ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit”, ka deklaruar Konjufca, raporton “EkonomiaOnline”.