Konjufca me kritika ndaj BE-së: Me qenë qysh duhet, i kishin thënë Vuçiqit rri qatje në Kinë dhe mos u kthe hiç
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kinë derisa në Tiranë po mbahej samiti i Procesit të Berlinit.
Konjufca është shprehur se edhe Bashkimi Evropian (BE) nuk po sill bash si duhet ndaj një vendi që thotë se është kandidat për BE.
“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt (nga Bashkimi Evropian), fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Evropian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhur te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Evropian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.