
Konjufca mirëpret raportuesen e Këshillit të Evropës
03 nëntor 2023
| 12:05
Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis është takuar të premten me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Takimi është zhvilluar në kabinetin e kryeparlamentarit Konjufca.
Të enjten, Bakoyannis e kanë pritur në takim presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, në takime të ndara.