Konjufca mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Sheshin Pavarësia në Vlorë, së bashku me kryetaren Lindita Nikolla, presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani dhe kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti.
Në këtë ceremoni kryetari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh pranë Monumentit të Pavarësisë.
Më pas, kreu i Kuvendit iu bashkua ecjes në Sheshin e Flamurit në Vlorë, së bashku me krerët e tjerë shtetërorë të Shqipërisë e të Kosovës, si dhe qindra qytetarë nga Vlora e viset e tjera.
Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtua presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e pavarësisë.