Konjufca mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së

05 mars 2025 | 14:44

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve shtetërore të organizuara për ndër të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të këtij manifestimi kryetari Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë Obeliskut të UÇK-së në ambientet e Kazermës “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”…