Konjufca: Moti jam për zgjedhje, të ulemi me partitë dhe ta specifikojmë kohën e përshtatshme
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse ka kërkuar dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme
Ai ka thënë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur, por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë.
Konjufca ka thënë se kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.
“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam dhe nuk pashë asgjë nga këto kërkesa, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të filloj mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje. Të gjithë po thonë se është sivjet, por ky vit i ka edhe disa muaj. Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, ka thënë Konjufca.