Konjufca ‘ndan’ drejtësi ndërmjet Nagavcit dhe Musliut, zgjedh t’ia japë fjalën deputetes së PDK-së

03 qershor 2021 | 13:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka dhënë fjalën deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për t’i replikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, ani se kjo e fundit nuk ia përmendi emrin gjatë fjalës së saj

Konjufca i ka thënë Musliut se ministrja Nagavci nuk “ta ka përmendur emrin”, megjithatë ia ka lejuar deputetes PDK-së fjalën në Kuvend.

“Ganimete, ministrja po pretendon se s’ta ka përmend fjalimin, ti po pretendon që ta ka përmend, unë duar me ta dhënë fjalën pasi po thua qashtu”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angazhimet në seancën e Kuvendit të Kosovës të deputetes Jetmirë…