Konjufca nderoi ushtarët e Britanisë që humbën jetën në Kosovë
13 nëntor 2022
| 15:26
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te memoriali kushtuar ushtarëve të Britanisë së Madhe, të cilët kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Britanisë së Madhe, të organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, krahas kryetarit Glauk Konjufca dhe ambasadorit Nicholas Abbott, morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, drejtues të FSK-së, KFOR-it e të misioneve të tjera në Kosovë.