Konjufca nderon të rënët e Likoshanit dhe Çirezit

28 shkurt 2022 | 15:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në fshatrat Likoshan dhe Çirez, për të nderuar 24 martirët e vrarë në këto dy fshatra, 24 vjet më parë.

Me këtë rast kryetari Konjufca ka thënë se 28 shkurti i vitit 1998 shënon edhe datën kur filloi gjenocidi në Kosovë.

“Pra kjo është dita kur fillojnë masakrat gjithandej në vendin tonë prej ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, të gjitha të urdhëruara, të komanduara e të vendosura në sistemin shtetëror serb, të udhëhequr nga hierarkia shtetërore institucionale e shtetit serb”, ka deklaruar Konjufca.

Duke pasur parasysh këto, kryetari i Kuvendit ka theksuar se Serbia si shtet është përgjegjëse për të gjitha ato masakra që ka kryer mbi popullatën e pafajshme civile të Kosovës. Konjufca ka thënë se institucionet do t’i kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë martirët dhe dëshmorët e Kosovës që ranë për lirinë e vendit.

“Kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo, na kujtojnë gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës. E po ashtu edhe obligimin tonë institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i njohur ukrainas, Andriy Yarmolenko, raportohet se ka bërë…