Konjufca ndërprenë seancën, kjo është arsyeja
26 shtator 2024
| 12:09
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e sotme.
Pas konsultimeve me shefen e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se Kuvendi nuk ka kuorum për t`i vazhduar punimet.
Ai ka thënë se të paktën janë tre deputetët të LV-së që nuk do të votojnë asnjë projektligj.
“Me sa po e kuptojnë gjendjen e grupit të mazhornacës, se paku tre deputetë nuk do të votojnë asgjë, asnjë projektligj. Kështu që, nuk ka kuorum Kuvendi për me vazhduar. Caktojnë ndonjë ditë një seancë tjetër, me gjasë javën e ardhshme”, ka thënë Konjufca.