Konjufca ndërpret punimet e Kuvendit, seanca vazhdon nesër
22 qershor 2022
| 16:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërprerë punimet e seancës së Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit në vendimmarrje.
Ai ka thënë se kjo seancë do t’i vazhdojë punimet nesër (e enjte) në orën 10:00.
“Shihemi nesër në orën 10:00”, ka thënë Konjufca, raporton “Epoka e re”.
Para se ta ndërpriste seancën, Konjufca disa herë ka kërkuar nga deputetët që të votojnë, por opozita ndonëse ishte në seancë nuk merrte pjesë në votim, duke e pamundësuar kuorumin për vendimmarrje.
Në seancën që do ta vazhdojë nesër në rend dite është Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.