Konjufca në Kuvendin hungarez: Populli im, i vetmi i izoluar në Evropë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar BE-në për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Në adresimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë, Konjufca ka deklaruar se dështimi liberalizimit të vizave për Kosovën është një shembull negativ i keqmenaxhimit të procesit.
Ai ka thënë se populli i Kosovës është i vetmi popull i izoluar në Evropë.
“Ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit. Populli im është i vetmi popull i izoluar në Evropë, i cili nuk mund ta gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë për shkak të regjimit të vizave. Edhe pse Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, disa shtete anëtare e bllokojnë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Konjufca.