Konjufca në KS të OKB-së: Daçiqi me mashtrime po lobon për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës

24 prill 2020 | 17:29

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është duke përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë Covid-19.

Konjufca në seancë ka kërkuar nga vendet e OKB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.

“Disa nga shtet që janë pjesë e OKB-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës mirëpo shumica e kanë njoftuar andaj ju inkurajoj që ta njohin shtetin e Kosovës për ta mbështetur paqen në rajon”, ka thënë Konjufca.

Ai po ashtu ka folur edhe për fushatën e Ivica Daçiq për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovë.

“Ivica Daciq ka pasur një fushata ku ka shkuar te shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe i ka mashtruar ato lidhur me neve. Daçiq po shkon te disa shtete, me mashtrime. Ne kemi kërkuar nga ai të ndërpresë këtë fushatë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është duke përfaqësuar…