Konjufca në takim me shefen e KiE: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE

30 maj 2024 | 16:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për angazhimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me zyrën e KiE në Kosovë për këto qëllime të përbashkëta.

Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE-së.

“Kryeparlamentari Konjufca tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe përkushtimin për punë parlamentare sa më rezultative në këtë drejtim”, është thënë në njoftim.

Ndryshe, kryeparlamentari ka uruar Mary Ann Hennessey, për detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë.

Po ashtu, edhe shefja e zyrës së KiE në Kosovë, e ka falënderuar Konjufcën për pritjen, duke shprehur gatishmëri për të vazhduar punën e përbashkët për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,…