Konjufca në vijë me Thaçin, kundër emërimit të Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur kundër mundësisë që sllovaku Miroslav Lajçak të emërohet i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
“Kundër përzierjes së Kosovës me Bosnjën, sepse flitet se Miroslav Lajçak do të caktohet emisar i Borrellit dhe kjo është e papranueshme, gjë që ia kemi bërë të qartë Lajçakut. Nuk duam të jemi si Bosnja sa i përket organizimit të brendshëm”, ka thënë Konjufca.
Gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shefi i diplomacisë ka thënë nuk e kupton insistim e BE-së që Lajçaku të caktohet emisar special për dialogun Kosovë-Serbi. “Rrethanë lehtësuese nuk është as fakti se ai vjen nga një shtet mosnjohës. Të gjitha këto po diskutohen ende brenda BE-së. Mendojmë se nuk është kombinim i mirë, Borrell e Lajcak nga dy shtete mos njohëse”, ka thënë ai.