Konjufca nervozohet me mungesën e deputetëve: Kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë
19 prill 2023
| 11:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për mungesën e deputetëve në seanca.
Ai të mërkurën ka thënë se për këtë arsye kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.
“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë s’mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë”, ka thënë ai.
Disa nga deputetët prezentë i kanë kërkuar emrat, por Konjufca ka thënë se fjalën e kishte për ata që mungojnë.