Konjufca: Nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor
23 shkurt 2018
| 11:21
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse kalon marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit shteti humb territor.
Ai ka thënë se për Vetëvendosjen më esenciale është territorit sesa liberalizmi i vizave.
Në këtë kontekst, ai ka pyetur se kush e ka penguar deri më tani këtë proces. Konjufaca ka thënë se këtë proces e kanë penguar ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit.
Konjufca ka thënë se përgjegjësitë duhet t’i marrin ata që kanë nënshkruar e jo opozita.