Konjufca nesër viziton Shqipërinë
06 qershor 2021
| 10:11
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.