Konjufca ngushëllon familjen e policit të rënë në krye të detyrës, Sami Thaqit

29 janar 2020 | 22:06

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen e policit të rënë në krye të detyrës, Sami Thaqit dhe të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, për humbjen e familjarit, përkatësisht kolegut të tyre.  

“Lajmi për rënien në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, është i hidhur e pikëllues. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia, personale e njerëzore por edhe në emër të institucionit që përfaqësoj. Në këto momente bashkëndiejmë me familjarët e të ndjerit Sami Thaçit dhe me gjithë punonjësit e Policisë të Kosovës që humbën kolegun e tyre. Po ashtu, shpresoj që të jenë jashtë rreziku e të përmirësohen shpejt policët e tjerë të plagosur, si dhe një fëmijë që po ashtu mora vesh se është lënduar gjatë ngjarjes”.

“Organet e sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë të gatshme të luftojnë krimin në vend, dhe rasti heroik i Sami Thaçit është një tjetër dëshmi se policët tanë janë në krye të detyrës, pa u trembur. Është koha që edhe shteti dhe institucionet tona të vihen në krye të detyrës dhe të japin ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme që të luftohen të gjitha veprimtaritë e dëmshme për shoqërinë e vendin, që nga krimi i rëndomtë e deri te korrupsioni i niveleve të larta, e që të vendoset më në fund drejtësia e dëshiruar nga populli”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca në telegramin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të takohet me…