Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi
05 maj 2023
| 10:32
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd që ndodhën në këtë javë.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.