Konjufca nis vizitën disaditore në SHBA

27 mars 2023 | 22:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka filluar vizitën zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

“Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”.

“Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, ka shkruar Kërçeli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haki Abazi ka treguar se si mbajti mllefin e…