Konjufca nuk e përjashton mundësinë që të propozohet për kryetar të Kuvendit
16 mars 2021
| 21:11
Glauk Konjufca pritet që përsëri ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai në “Rubikon” të “Klan Kosova”, është shprehur se do të ishte befasi nëse nuk do të ishte kandidat për kryetar në legjislaturës që pritet të konstituohet javën e ardhshme.
“Nuk e përjashtoj. Mirëpo nuk mund ta di unë nëse i marr votat e nevojshme. Askush nuk e di, a do të jem kryetar, por kandidat nuk e përjashtoj mundësinë”, është shprehur Konjufca.
“Do të ishte befasi nëse nuk do të isha kandidati për kryetar të Kuvendit”, është shprehur ai duke buzëqeshur.
Konjufca ka thënë se tashmë 80 për qind e përbërjes së qeverisë së re është caktuar.