Konjufca: Nuk është e sigurt nëse Sierra Leone e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

03 mars 2020 | 11:13

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk është e sigurt nëse vërtetë Sierra Leone e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, siç pretendon homologu i tij serb, Ivica Daçiq.

Konjufca ka thënë se është i pavërtetë pretendimi i Serbisë lidhur me këtë çështje.

Shefi i diplomacisë ka thënë se e përkrahë kryeministrin Albin Kurti në heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

Sipas tij duhet të jetë një periudhë tremujore që Kosova të shohë se çfarë sjellje do bëjë Serbia dhe nëse kjo nuk ndryshon atëherë duhet t’i kthehet masës prej 100 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) fillon fushata zgjedhore në Komunën e Podujevës…