Konjufca: Nuk është koha e dorëheqjeve
31 janar 2020
| 10:24
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është përgjigjur për herë të parë rreth dorëheqjes së tij për pozitën e kryeparlamentarit që po e kërkon LDK-ja.
Pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se në Kosovë nuk është koha e duhur për të bërë dorëheqje.
“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”, ka thënë Konjufca.