Konjufca: Numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimit në Kosovë.
Në seancën shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”, ai është shprehur se roli i grave është i pazëvendësueshëm, duke përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga.
“Përmes këtyre shembujve, Kosova po tregon vlerat e saj evropiane dhe perëndimore. Një shteti të ri demokratik si Kosova, nuk ju nevojit shumë kohë që ta dëshmojë rrugën e emancipimit politik e cila nuk ka përfunduar dhe përpara nesh është shumë e gjatë, por përmes saj dhe përmes shumë deputeteve të cilat në Kuvend janë 40, po tregojmë që Kosova është e përcaktuar në rrugën e saj të gjithëpërfshirjes dhe për arritjen sa më efektive të barazisë gjinore në vendin tonë”, ka thënë Konjufca.