Konjufca, opozitës: Mos u shtyni kush e do NATO-n e Amerikën më shumë, krejt si njëjtë e duam
24 tetor 2022
| 12:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se NATO-n dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e duan krejt njëjtë.
Opozita e ka kritikuar qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të NATO-s.
“Nuk po besoj që duhet me u shty kush e do më shumë NATO-n dhe ShBA-në. Krejt grupet si njëjtë e duam”.
“Grupi parlamentar që nuk e do ShBA-në dhe NATO-n nuk është në këtë Kuvend”,ka thënë Konjufca, duke iu referuar Listës Serbe.