
Konjufca, opozitës: Në zgjedhje shkojmë kur të doni
13 korrik 2023
| 16:50
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas kërkesës që të tejkalohet situata e krijuar sot, ku pati përleshje fizike në mes të opozitës dhe pushtetit, ka folur edhe për zgjedhje.
Konjufca, i ka thënë opozitës se “në zgjedhje shkojmë kur do të doni”.
“Në zgjedhje shkojmë kur të doni. Bile, bile mendoj që nëse Kuvendi do ta realizonte këtë agjendën veç sot që e kemi, qeverisë shumë do t’ia rrisnit përnjëmend për me shkuar në zgjedhje”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se përmbushja e agjendës së sotme prej 31 pikave do t’i kontribuonte shkuarjes në zgjedhje.