Konjufca: Organet e rendit sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi

26 nëntor 2021 | 21:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sonte u tronditen nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

“Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka reaguar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka…