Konjufca: Osmani bëri mirë që dëgjoi opozitën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pozicionuar gabimisht sa i përket asaj se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen.
Sipas Konjufcës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shpjeguar arsyen se pse është më mirë që të shtyhen zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
“VV-ja në takim me presidenten e përfaqësuar nga Albin Kurti, shpjegoi qëndrimin e VV-së që më së miri zgjedhjet është që të shtyhen që të koncentrohemi në menaxhimin e pandemisë”.
“LDK-ja dhe PDK-ja janë pozicionuar gabimisht. Presidentja ka vepruar drejt, dhe mendoj se ajo është dashur ta dëgjojë opozitën”, është shprehur Konjufca në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se nëse partitë duan zgjedhje, atëherë masat ndaj përhapjes së pandemisë nuk do të kenë efekt teksa përmendi edhe kohen kur VV-ja në qershor të këtij viti kërkonin zgjedhje ku tha se ajo situatë nuk krahasohet me këtë.
“Mendoj se sa i përket Qeverisë Hoti dhe thirrjeve në shesh aty kur thonim ‘zgjedhje’, ajo as nuk krahasohet me ditën e sotme”, është shprehur Konjufca.