Konjufca: Pa Vetëvendosjen Shpend Ahmeti nuk do të fitonte në Prishtinë
11 maj 2018
| 23:41
Ndarjet në partinë opozitare Vetëvendosje kulmuan me bashkimin e disave në Partinë Socialdemokrate e cila dikur drejtohej nga Kaqusha Jashari.
Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, ka thënë se Shpend Ahmeti, i cili tani drejton PSD-në nuk do të mund të fitonte garën në Prishtinë po të mos kishte qenë anëtar i VV-së. “Jo nuk kam kurrfarë dileme që do të humbte”, ka thënë Konjufca në “T7”. Konjufca ka deklaruar se PSD-ja e ka gabim mënyrën e formimit. Madje sipas tij, reforma e socialdemokratëve është kundër Albin Kurtit. Ai poashtu, konfirmoi se ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje!, kanë filluar shumë kohë më parë.