Konjufca para se të zgjedhet kryeparlamentar: Nuk jam i emocionuar

22 mars 2021 | 11:20

Glauk Konjufca pritet që sot të emërohet në njërën nga pozitat më të rëndësishme të shtetit.

Para se të propozohet për kryeparlamentar, Konjufca është deklaruar se nuk është shumë i emocionuar se ai do të emërohet kryeparlametar.

Megjithatë, ai ka thënë se po gëzohet se po i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk është shumë emocionuese për mua po natyrisht që është me rëndësi, jo pse unë po zgjedhem po pse i hap rrugë krijimit të të gjitha institucioneve. Konsideroj se kjo është ditë e rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Konjufca për “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në…