Konjufca paraqet rezolutë me tri pika për Telekomin e Kosovës
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se do të paraqesin një rezolutë në të cilën përfshihen tri pika për Telekomin e Kosovës.
“Hapi i parë që Qeveria e Kosovës duhet ta zbatoj është një rezolutë e cila është në fuqi në Kuvendin e Kosovës, ajo është miratuar në korrik të vitit të kaluar. I dyti është mosnjohja e kurrfarë borxhit nga ana e Qeverisë ndaj ‘Z mobile’. Hapi i tretë, mosvazhdimi i kontratës me ‘Z mobile’, Qeveria është aksionar i plotë i Telekomit licenca skadon pas dy muajsh pastaj përtërihet tash për tash Qeveria i ka në dorë krejtësisht të drejtat ligjore për mos me vazhduar kontratën me ‘Z mobile’”, ka deklaruar Konjufca, raporton “lajmi.net”.
Tutje, ai iu ka drejtuar kryeministrit Haradinaj duke i thënë se e ka rastin ta marrë situatën në kontroll dhe të mos e vazhdojë kontratën e dëmshme.