Konjufca pas takimit me Hotin: Jemi në fazën e koordinimit
22 dhjetor 2017
| 20:46
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes!, Glauk Konjufca , ka dalë nga takimi që kishte me Shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.
“Jemi ende në fazën e koordinimit. Deshëm vetëm ta shohim se çfarë qëndrimi ka LDK-ja për zhvillimet e fundit”, ka thënë Konjufca.
Ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kujtojmë se LDK-ja e quajti të rrezikshme e të nxituar.
Ndërkaq, O’Connell deklaroi se nata e sotme, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta.