Konjufca pas vdekjes së Mulliqit: Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë
22 tetor 2023
| 13:22
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.
Ai ka thënë se puna e jashtëzakonshme e Mulliqit do të shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike.
“Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë. Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.