Konjufca për Ahmetin: I thash Kurtit, thirreni herën tjetër në takim le të dalë në syret
Takimet mes liderëve opozitarë, Albin Kurti e Isa Mustafa, sipas Glauk Konjufcës së LV-së, i kanë hidhëruar PSD-në dhe Shpend Ahmetin.
“PSD e ka keqkuptuar në përgjithësi me politikën”, theksoi ai.
“Nga të dyja takimet që kanë ndodhur mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, ata janë ndier të fyer që nuk ishte aty edhe kryetari i tyre. Ai takim ndodhi mes dy partive më të mëdha opozitare në Kosovës, ky takim nuk është për t’u kritikuar nga opozita por nga Kadri Veseli. Nuk ishte shpallje e një fronti opozitar. Kur ndodh një front i tillë do të jetë krejt opozita, nuk ka problem, por të shohësh mediat sociale, takimet e Kurtit dhe Mustafës, të cilët i kanë takimet e zakonshme, ata ndjehen të fyer pse s’janë aty”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, PSD-ja hallin e vetëm e ka që në fotografitë e nxjerra nga takimet nuk është edhe kryetari i tyre, Shpend Ahmeti.
“Unë ta kisha pa Shpend Ahmetin që është takuar me Isa Mustafën nuk kisha kërcyer kështu, kisha thënë shumë mirë. Më shumë e kanë hallin që fotografia që del, ku nuk është Shpend Ahmeti. Nuk shkon kështu. “I kishte mbetur hatri fortë, bile i thashë Albinit, thirreni herën tjetër le të del në syret”, ka deklaruar ai në “Rubikon” të “KTV”-së.