Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Sulm ndaj demokracisë
14 korrik 2024
| 13:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shokuar ndaj atentatit për vrasje të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Konjufca ka thënë se ky atentat është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.
“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike”.
“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.