Konjufca për ngritjen e aktakuzës për Banjskën: ‘Më mirë vonë se kurrë’
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka konsideruar lajm të mirë ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se “më mirë vonë se kurrë”.
Ai është shprehur se organeve të drejtësisë u mbetet të merren me rastin dhe të përfshirët të dërgohen në bankën e drejtësisë.
“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim duhet ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë Konjufca.
Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq për sulmin e armatosur në Banjskë.
Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal, “duke filuar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë policin hero Afrim Bunjaku.