Konjufca për planin e ri të BE-së: Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, por është në përputhje me Kushtetutën

25 tetor 2023 | 13:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se plani i ri i Bashkimit Evropian (BE) për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk ka kompetenca ekzekutive.

Ai ka deklaruar se ai plan është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, Konjufca e ka pranuar se nuk e ka shqyrtuar me kujdes këtë plan.

“Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor. Por po, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kufarrë niveli i pushtetit në Kosovës. Por, edhe kjo nuk mendoj se është temë e negociatave me Serbinë”, ka thënë Konjufca, pas seancës gjyqësore që ka pasur të mërkurën, raporton “T7”.

Ai ka theksuar se të gjitha propozimet duhet të shqyrtohen me kujdes.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të diskutojë me Serbinë për Asociacionin.

“Sa i përket planit që është propozuar dhe ideve të reja, ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim. Dallimi që është esencial për Republikën e Kosovës dhe për institucionet tona shtetërore ka të bëj me faktin që për Asociacion nuk duhet të negociohet. Nuk është asociacioni temë qendrorë në negociata me Serbinë. Ai është si një marrëveshje e mëhershme e vitit 2013”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës tashmë e ka pranuar planin e ri të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm” të mërkurën ka dorëzuar…