Konjufca për presionin e BE-së për Asociacionin: S’mund t’i marrin kompetencat e Kosovës, s’është fer, është diskriminuese
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin në Gjykatën Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të marrë kompetencat e të vendos për Kosovës.
Madje, Konjufca ka thënë se kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.
“Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencën Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme Kosova e ka këtë drejtë për të paraqitur. BE mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor te caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencës”.
“Me na imponuar se ky është dokument vetëm duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nuk është fer dhe është qasje shumë diskriminuese nga BE që Kosovën e trajton si jo shtet. Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund për tu ulur me BE Për ta sqaruar se kush e ka këtë kompetencë, unë mendoj që e ka Kosova. Vonesa nuk mund të na marrë kompetencën neve”.
“BE e ka pasur qasjen merre ose leje, prej Kurit kjo qasje. Në te gjitha ligjet Kosovës i takon kjo e drejtë, mund ta na akuzojnë për zvarritje por jo për ta marr kompetencën. Kjo praktikë i bie që merre ose leje dhe e quaj diskriminuese. Kryeministri ka pranuar shqyrtimin askund nuk e kam dëgjuar që kjo është 100 për qind e saktë dhe do të fillojmë të implementojmë. Ne do të insistojmë deri në fund për të drejtën e Kosovës”, ka thënë Konjufca. /EO