Konjufca për punëtoret teknike të Kuvendit: Nuk kemi pasur shumë mundësi se çfarë të bëjmë

27 nëntor 2024 | 13:13

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për disa javë duke kërkuar paga më të larta.

Konjufca para mediave, ka thënë se problem është zgjidhur dhe se Kuvendi “nuk ka pasur shumë mundësi se çfarë të bëjë.

“Deri tash çka di është që është zgjidh problem i tyre, siç e keni marrë vesh ka pasur të bëjmë e operatorin privat, kështu është e organizuar me ligj, nuk kemi edhe shumë mundësi çka të bëjmë, por ka në ndodhur mesa di disa negociata mes atyre mekanizmave që i kemi në kuvend dhe ato të vazhdojmë me ato paga siç i kanë pasur kërkesat ato”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u promovua monografia…