Konjufca për referendumin serb: Do të ishte fatal për shtetin e Kosovës

20 janar 2022 | 22:35

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, për të cilin ripërsëriti se qe veprim i duhur.

Ai këtë e quajti lloj sfide për shtetin e Kosovës dhe u shpreh në TV Dukagjini se mbajtja e këtij referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës

“Referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës. Na prapë ishim çuar të nesërmen, kurgjo s’na kish gjetë. Si thotë populli ‘copë s’na u kish heq’, por në kuptimin kushtetues, në nenin 1 ish kanë dëm”.

“Nëse mbet njëshi, sepse njëshi s’bën të preket, se të tjerat nuk na vyjnë pastaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
????? ???????? ? ????????? ?????? ? “??????????” ??????? ????????? FC…