Konjufca për Rifat Jasharin: Definicion i heroit të gjallë

06 mars 2023 | 13:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalim me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK”-së.

Ai ka thënë se lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharajve është ngjarje e pashembullt dhe si të tillë nuk e njeh as historia e botës.

“Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi ishte aq tronditës, saqë populli shqiptar kaloi në një tjetër dimension të vetëdijes, bota u zhvendos nga orbita e vet politike”.

“5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 është kthesa kur sakrifica bëhet epope. Ne për liri kemi luftuar gjatë dhe gjatë historisë kemi dhënë shumë por lufta e Prekazit dhe rënia e Jasharajve është kondensimi i të gjitha përpjekjeve tona të pareshtura”

“Kur flasim për Jasharajt, lavdia e të gjallëve është jo më e pakët se e të rënëve”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën…