Konjufca për vdekjen e presidentit të PE-së: Do të mbahet mend për politikë të balancuar dhe pragmatike

11 janar 2022 | 13:12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, ku ka thënë se vdekja e tij e ka tronditur.

Konjufca ka thënë se Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve.

“Me tronditi lajmi për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, z. David Sassoli. Presidenti Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve. Duke çmuar kujtimin për z. Sassoli, për veprën e punën e tij për avancimin e demokracisë dhe për paqen e stabilitetin global, shpreh ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sassoli ka vdekur sot në moshën 65-vjeçare, pasi nga dhjetori i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në një spital në Itali për një sëmundje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Davidson dhe Kim Kardashian ja kanë dalë mos flasin…