Konjufca përkujton Shkëlzen Haradinajn: Heroi mbeti i gjallë
16 prill 2023
| 20:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar gjeneralin Shkëlzen Haradinaj dhe bashkëluftëtaret Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj të cilët ranë dëshmorë më 16 prill 1999.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur qielli i Kosovës ishte zënë nga errësira e agresioni serb, gjenerali Shkëlzen Haradinaj së bashku me shokët u ngritën për ta shpërndarë dritën në rrugëtimin e shenjtë për liri.
Ai tutje për gjeneralin Shkelzen Haradinaj ka thënë se heroi mbetet i gjallë, një kampion i lavdishëm që u ngrit si një yll në qiellin e Kosovës.