Konjufca përshëndet kthimin e Kurtit në Kosovë: Mirë se erdhe kryeministër
14 korrik 2022
| 11:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi jashtë vendit.
Ai ka qëndruar për nëntë ditë qëndrimi në Greqi.
Kurti është duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.
Ardhjen e kryeministrit në seancë e ka përshëndetur edhe bashkëpartiaku i tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Mirë se erdhe kryeministër”, i është drejtuar Konjufca, Kurtit.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti më shumë se një javë ka qëndruar në Greqi. Shefi i qeverisë ditët e fundit ka qëndruar në bregdetin e Lagonisit, 30 kilometra në juglindje të Athinës.