Konjufca po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për KEK-un
24 tetor 2024
| 13:04
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja.
Në këtë seancë është duke u diskutuar për skandale në KEK.
Ndryshe, Konjufca e as deputetët e LV-së nuk kanë marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita javë më parë.
LV-ja u kritikuar për shkelje të Kushtetutës për mospjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se nga kush thirren.